Sherbimet

Procedurat me te shpeshta kirurgjikale qe kryhen nga Dr.Lediani

-KIRURGJIA SPORTIVE/ARTROSKOPIA

Artroskopia e gjurit dhe meniskektomia

Riparim me artroskopi të gjurit të meniskut medial dhe lateral

Rikonstruksioni i ligamentit të kryqëzuar (kruciat) anterior me Artroskopi

-PROTEZA TOTALE E GJURIT

Ky operacion konsiston në rikostruksionin e sipërfaqes së kockave të gjurit me vendosjen e një proteze, e cila, ashtu si gjuri normal ka sipërfaqe të lëmuara dhe është në gjëndje të përballojë peshat.

Realizohet kur:

Dhimbja në gju është aq e rëndë sa ndërhyn në cilësinë e jetës dhe gjumit tuaj

Keni dhimbje të forta, ënjtje dhe ngurtësim në artikulacionin e gjurit dhe lëvizja juaj është e reduktuar ndjeshëm
Detyrat e përditshme, të tilla si dushi apo ecja, janë të vështira ose të pamundura
Nuk mund të punoni ose të keni një jetë shoqërore normale

-PROTEZA TOTALE KOKSOFEMORALE

Proteza e artikulacionit koksofemoral  eshte procedure kirurgjikale qe konsiston ne zevendesimin protezik te artikulacionit koksofemoral te dhimbshem dhe shume te demtuar me nje artikulacion artificial.

-PROTEZA PARCIALE KOKOSFEMORALE

Ne rastet me frakture te qafes femurit

-VENDOSJA E SHTIFTEVE NE FRAKTURAT E FEMURIT, KERCIRIT DHE HUMERUSIT

Vendosja e shtifteve ne frakturat e anesive te poshtme realizon rehabilitim te shpejte te pacientit, kthim te shpejte ne aktivitetet ditore te zakonshme

-VENDOSJA E PLLAKAVE PERILOC NE FRAKTURAT PERRETH ARTIKULACIONEVE

-VENDOSJA E FIKSATORIT EKSTERN NE FRAKTURAT E HAPURA

-APLIKIMI I INJEKSIONEVE NE ARTIKULACIONE

Si artropati si injeksioni PRP,Acidi Hyaluronik, Kenokort, aspirim te kyceve etj